Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka hedhur sërish akuza ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Sipas tij, ai është një diktator i cili po i shantazhon mësimdhënësit.
Madje, ai Kurtin e konsideron si shkaktar kryesor të krizës.
“Shkaktar i krizës sociale është qeveria Kurti”, ka thënë Haradinaj.
Tutje, ai ka theksuar se mos marrja e përgjegjësisë nga kryetari i qeverisë dhe mos bërja e ligjit të pagave me kohë, janë arsyjet e grevës në arsim.
“Kurti nuk pranon një rritje të pagave urgjente për mësimdhënësit. Ka vetëm një arsye që ka grevë në arsim dhe ajo është mos marrja e përgjegjësisë nga kryetari i qeverisë”, ka shtuar Haradinaj.