Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në lagjen “Veternik” të Prishtinës, raporton Gazeta Enigma.
Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërkaq lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
Ahmeti tha se dy persona kanë mbetur të lënduar nga ky aksident.
“Sot rreth orës 15:30, në lagjen Veterrnik, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore, ku janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit, 2 personave u është ofruar ndihmë mjekësore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, ka deklaruar Ahmeti.
/Gazeta Enigma/.