Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) e ka miratuar të hënën përdorimin e vaksinës së BioNTech/Pfizer kundër variantit Omicron të koronavirusit.
“Komiteti i barnave i EMA-së ka rekomanduar autorizimin e një vaksine bivalente kundër nënvarianteve Omicron BA.4 dhe BA.5 përveç llojit origjinal të SARS-CoV-2”, tha rregullatori i BE-së në një deklaratë.
Nga kjo u arrit se kjo vaksinë është efektive kundër nënvarianteve BA.4 dhe BA.5 të koronavirusit.
EMA rekomandon përdorimin e vaksinës së re që në moshën 12 vjeçare.
Kompania premtoi të nxjerrë vaksinat deri në tetor, në mënyrë që autoritetet kombëtare të mund të fillojnë fushatat e vaksinimit të vjeshtës me vaksinat e reja dhe më efektive, shkruan AA.