Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, njoftoi të martën se ka rënë pre e sulmeve kibernetike.
Përmes një postimi në Facebook, Quni, i cili është edhe anëtar i Komisionit për Siguri, tha se nga e hëna janë sulmuar adresat e tij elektronike, facebook dhe instagram.
“Për momentin adresa ime në instagram gjendet në posedim të sulmuesit kibernetik”, shkroi ai, ndërsa bëri të ditur se për rastin i ka njoftuar edhe autoritetet.
“Me rastin janë të njoftuara autoritetet e PK-së. Faleminderit për mirëkuptim!”.
Ndryshe, sulme kibernetike ditëve të fundit ka pasur edhe ndaj mediave, bizneseve dhe institucioneve në Kosovë.