Luftimet e ashpra po vazhdojnë në rajonin e Kharkiv

Luftimet e ashpra po vazhdojnë në rajonin e Kharkiv

Luftimet e ashpra vazhdojnë në rajonin ukrainas të Kharkiv, por forcat ukrainase po bëjnë përparim të mirë sepse forcat e tyre janë shumë të motivuara dhe operacioni i tyre është i planifikuar mirë, tha sot zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes Hana Maliar.

“Qëllimi është të çlirohet rajoni i Kharkiv, të gjitha territoret e pushtuara nga Federata Ruse. Luftimet vazhdojnë. Është ende herët të thuhet se është vendosur kontrolli i plotë ukrainas mbi rajonin e Kharkiv,” Maliar tha në një intervistë për Reuters.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha gjatë një fjalimi mbrëmë se Ukraina kishte rifituar rreth 6000 kilometra katrorë territor, por i bëri thirrje Perëndimit që të përshpejtojë shpërndarjen e sistemeve të armëve

Related Articles