Një aksident me pasojë plagosjen e një shtetasi nga Kosova ka ndodhur mbrëmë në orët e vona në Shëngjin.
Drejtuesi i motorit ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me një shtyllë të energjisë elektrike, duke përfunduar në trotuar. Kanë qenë banoret që kanë lajmëruar policinë dhe ambulancën dhe i plagosuri është transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Lezhës, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Mësohet se drejtuesi ishte rreth 30 vjeç dhe kishte ardhur në Shëngjin për pushime, njofton TCh.