Përveç derbit Drita – Gjilani në kuadër të Superliges së seniorëve, sot ishte paraparë që nga ora 10:00 e mëngjesit të zhvillohet derbi mes këtyre dy ekipeve në kategorinë U17 në Superligë.
Gjilani – Drita në kategorinë e kadetëve U17 i paraparë të luhej nga ora 10:00 është shtyrë për datë tjetër raporton Gazeta Enigma.
Gazeta Enigma mëson ekskluzivisht se me pajtim të dy klubeve derbi në kuadër të U17 është shtyrë për nesër e enjte.
Derbi në senior mes Dritës dhe Gjilanit ende nuk është vendosur se a do të luhet.
Gazeta Enigma do iu mbajë të informuar për këtë ngjarje. /Gazeta Enigma/