Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar nga ministrat e tij që deri javën e ardshme t’ia sjellin një raport me të arriturat në sektorët e tyre.
Këtë, kryeministri Kurti e ka bërë të ditur në konferencën për media që mbajti sot pas mbledhjes së Qeverisë.
Ai tha se nga ministrat ka kërkuar që t’ia sjellin katër apo pesë të arriturat kryesore për një vit e gjysmë në Qeveri.
“Gjendja në shëndetësi është aq e rëndë sa që s’mund të merret veç ministria me të. U vonuam që secili prej ministrave t’i sjell katër apo pesë të arriturat për një vit e gjysmë sepse më 22 shtator bëhen 1 vit e gjysmë. Duhet t’i sjellin këto të arriturat, por i kam thënë që të përmendin edhe të këqijat që janë ndalë. Tek pikat të ndryshme e kemi zgjatur këtë”, tha Kurti.