Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar formimin e Komisionin Ekzekutiv për Shëndetësi, i cili do të udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.
Lidhur me këtë komision, Kurti ka folur edhe në një konferencë për media. Ai tha se gjendja në shëndetësi është aq e rëndë saqë s’mund të merret veç Ministria e Shëndetësisë me të.
“Tash jam duke udhëhequr një komision ekzekutiv për shëndetësi për të treguar që qeveria s’ia ka lënë këtë gjë veç Ministrisë, por jo për ta zëvendësuar atë, pra unë s’do të jem ministër, qeveria e Kosovës, ministër e ka Rifat Latifin me të cilin bashkëpunoj mirë dhe ngushtë. Gjendja në shëndetësi është aq e rëndë saqë s’mund të merret veç Ministria me të”, tha Kurti.