Kryetari i Preshevës takon Hazirin në Prishtinë

Kryetari i Preshevës takon Hazirin në Prishtinë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, bashkë me ministren e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci vizituan javën e kaluar Luginën.

Aty takuan shumë veprimtarë shqiptarë, por edhe qytetarë të shumtë.

Por ishte pikërisht kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi që nuk deshi t’i takojë këta të fundit.

Por ai sot ka qëndruar në Prishtinë, saktësisht në zyrat e LDK-së.

Arifi ka takuar nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Hazirin si dhe anëtarin e Kryesisë së kësaj partie, Xhafer Tahiri.

Në takim theksohet të jetë biseduar për gjendjen politike të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Postimi i plotë:

Nënkryetari i LDK-së z. Lutfi Haziri, bashkë me anëtarin e Kryesisë z. Xhafer Tahiri, kanë pritur sot në takim kryetarin e Preshevës, z. Shqiprim Arifi me bashkëpunëtor.

Në takim u bisedua për gjendjen politike të shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Kryetari Haziri e falënderoi kryetarin Arifi për vizitën në LDK dhe e ri siguroi edhe njëherë kryetarin e Preshevës që LDK mbetet e përkushtuar për të përkrahur në çdo formë të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës, si dhe unitetin e faktorit politik shqiptar në Preshevë për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në këto treva etnike pa dallime partiake.

Related Articles