Kadriaj: Urime detyra e re kryeministër si “ministër” i Shëndetësisë

Kadriaj: Urime detyra e re kryeministër si “ministër” i Shëndetësisë

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj, në seancën e sotme të Kuvendit, e uroi kryeministrin Kurti për detyrën e re në Komisionin Ekzekutiv për Shëndetësi.

Në ditën ndërkombëtare të Demokracisë, Kadriaj e nisi fjalimin e saj drejtuar Kurtit duke u shprehur se ai po e shkelë demokracinë çdo ditë.

“Urime dita e Demokracisë qëpo e shkelë Kurti çdo ditë”.

Gjithashtu Kadriaj e uroi edhe për “pozitën” e re si ministër i Shëndetësisë.

“Urime Kryeminister detyra e re si ministër i Shëndetësisë, e tash me gjithë këto detyra që i ki edhe procesin e dialogut që po e injororn e nuk po e raporton në Kuvend nuk e di si do ti menaxhosh të gjitha këto detyra”, tha Kadriaj.

Kadrijaj, ia ka kujtuar një fjalim kryeministrit Albin Kurti, të bërë disa vite më parë.

Ai e citoi Kurti në kuvend me fjalët: “Nuk ka kuptim që hajnat dhe injorantët atje lart që shëtiten me vetura të zeza dhe shofera, të marrin dhjetëra milionë euro, ndërsa mësuesit, arsimtarët, mjekët dhe punëtorët, mos të marrin. Këtë e keni thënë ju kryeministër”, iu drejtuar deputetja, shefit të qeverisë.

“Sot po vozitesh edhe me te vetura të zeza dhe me shofera, edhe pse po shpenzon qindra mijëra duke shkuar dhe shëtitur në ShBA e Greqi me nga dy tri javë dhe ke injoruar kërkesat e drejta të grevistëve, ulu e mos e përçajë popullin e mos përçajë arsimtarët, prindërit e nxënësit”.

Related Articles