Deputeti i Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu gjatë fjalimit të tij në seancë ka folur për situatën aktuale në shëndetësi.
Haxhiu tha se gjendja e cila ka kapluar shëndetësine, është si pasojë e keqmenaxhimit të Qeverisë Kurti, derisa theksoi se ky i fundit është përgjegjës.
Mungesa e barnave, lista e gjatave të pritjes së pacientëve, ikja e profesionistëve janë shndërruar në zhargon ditor dhe keqmenxhaimit të qeverisë së Kosovës”, tha Haxhiu.
Përveç se është përgjegjës, Haxhiu tha se Kurti themelojë një komision pëe të amnistuar keqpërdorimet në shëndetësi.
Mes tjerash, Haxhiu tha se Qeveria nuk po bën asgjë për të përmirësuar shëndetësinë në vend.