Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka debatuar ashpër në seancën e Kuvendit lidhur me krizën ekonomike dhe kriptovalutat.
Murati ka ironizuar me Krasniqin se s’mund të kompenzojë rënien në kriptovaluta për askënd duke aluduar në deputetin Krasniqi i cili ka deklaruar se posedon kriptovaluta në deklarimin e pasurisë.
“E kuptojmë që është një krizë që po ndodhë nëpër botë. Nuk kemi dëgjuar që të jenë më të zëshmit politikanët dhe deputetët që janë shtresë e pasur sepse kriza i godet shtresën e mesme dhe të varfër. Dje kemi ndarë 18 milionë euro shtesë për bujqësi, çka nuk mund të zotohem se nuk do të mbështesim humbjet në kriptovaluta nëse dikujt i është vështirësu gjendja financiare përshkak të rënies së kriptovalutave nuk mund ta kompenzojmë atë kërkoj ndjesë”, tha Murati.
Krasniqi në replikën e tij ndaj ministrit tha se ai gjithmonë i ka deklaruar ato, teksa e ka pyetur se sa kriptovaluta ka ai.
“Turpi është kur qeveria flen e turpi më i madh i takon ministrit të Financave që e ka hup qasjen me realitetin, ti po flet për fermer kur i ke taku ni fermer, cilin e ke vizitu, ti s’din gjë për atë temë as për bujqësi. E ki qeverinë e milionerave, krejt këtu jeni milionera, kur i keni taku bizneset me i pyet çfarë problemi keni, ju s’keni dashtë as me sindikata me u taku. Problemi kryesor është që ju jeni të shkëputur nga realiteti, ndërkaq për kriptovaluta unë jam ekspert, por unë jam që i kam deklaru të gjitha, pse s’po i deklaron ti tuat, kallzo sa i ki”, tha Krasniqi.