FC Malisheva ka liruar nga detyra trajnerin Arsim Thaçi, raporton Gazeta Enigma.
Lajmin e kanë bërë të ditur vet klubi përmes një postimi në profilin e tyre në Facebook.
‘’FC Malisheva ka vendosur të liroj nga detyra trajnerin Arsim Thaçi pas asaj që ka qenë një fushatë kryesisht zhgënjyese për klubin këtë sezon’’, thuhet në njoftimin e tyre.
‘’Në emër të të gjithëve në FC Malisheva, shprehim mirënjohje për trajnerin Thaçi për të gjitha përpjekjet e tij gjatë kohës sa ishte me klubin’’.
Kujtojmë se FC Malisheva ka humb dje prej Prishtinës me rezultat 4:2 ne kuadër të xhiros së 7-të në superligë. /Gazeta Enigma/