Manxhuka në rolin e pleqnarit, siguron popullin se Kurti e Konjufca janë bashkë përgjithmonë

Manxhuka në rolin e pleqnarit, siguron popullin se Kurti e Konjufca janë bashkë përgjithmonë

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka ka publikuar një fotografi ku shihet mes dy liderëve të partisë, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca.

Kjo ‘ndërhyrje’ e Manxhukës vjen pas raportimeve për një përplasje të mundshme mes kryeministrit dhe kryekuvendarit në seancën të sezonit vjeshtor të Kuvendit të Kosovës.

Zëdhënësi i VV-së e ka përshkruar shkurt fotografinë e publikuar, por me mesazh të prerë se asgjë s’ka ndryshuar mes tyre.

“Bashkë, dje, sot dhe përgjithmonë”, ka shkruar ai, duke krijuar përshtypjen se mund ta ketë luajtor rolin e ndërmjetësuesit për t’i mbajtur bashkë kokat e partisë.

Në seancën e së enjtes, Kurti u duk i tensionuar me Konjufcën derisa zhvillonte një komunikim me të.

Disa nga deputetët e opozitës që ishin prezent në seanxë thanë se kishte një tension mes tyre, megjithatë ata të Vetëvendosjes e mohuan këtë gjë.

Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj tha se Kurti komunikon theksueshëm me gjestikulacione, prandaj, sipas tij, do të mund të jetë krijuar ideja e gabuar se ata janë përplasur të gjatë seancës së fundit në Kuvend.

Related Articles