Të riut gjilanas iu shua ëndrra të bëhet ushtar i FSK-së pasi që kishte tatuazh vargjet e Agim Ramadanit

Të riut gjilanas iu shua ëndrra të bëhet ushtar i FSK-së pasi që kishte tatuazh vargjet e Agim Ramadanit

Më 12 shtator të këtij vitit, në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjeve së FSK-së, ishin pranuar edhe 308 rekrut të rinj duke filluar trajnimin bazik.

Këta rekrutë për nëntë javë do të trajnohen për t’u aftësuar dhe rreshtuar më pas si ushtarë profesionist në formacionet ushtarake të FSK-së.

Pas pesë ditëve të kaluar në trajnim, mësohet se disa rekrutë janë larguar për arsyeje të tatuazheve të cilat i kanë në trup, shkruan Gazeta Enigma.

Njëri ndër ta është edhe i riu nga Gjilani, Ermelind Kastrati, i cili ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij.

Kastrati ka publikuar fotografinë e tatuazhit të tij ku shihen vargjet e Agim Ramadanit.

Ai ka kërkuar që të ndryshohet ky ligj për tatuazhe sepse sot u shua ëndrra e disa të rinjëve të cilët kanë dashur t’i shërbejnë këtij vendi.

Më poshtë e gjeni postimin e plotë të Kastratit: /Gazeta Enigma/

Related Articles