Një person në Prishtinë pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar babanë e tij.
I dyshuari është arrestuar nga Policia.
Si pasojë e përleshjes fizike viktima dhe i dyshuari kanë pësuar lëndime trupore.
Kurse, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje
“Prishtinë 15.09.2022 – 18:17. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili për shkak të një mosmarrëveshjeje, e kishte sulmuar fizikisht babanë e tij. Si pasojë e përleshjes fizike viktima dhe i dyshuari kanë pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.