Deputeti Mergim Lushtaku, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti për të përditshmën kroate “Vecernji list”, ku tha se nuk përjashtohet mundësia e nisjes së një lufte në Kosovë.
Lushtaku përmes një shkrimi në Facebook tha se kryeministri nuk duhet të luaj me ndjenjat e popullit, meqë prezenca e ShBA-së dhe NATO-s eliminon mundësitë reale për luftë.
“Kjo qasje e Kryeministrit na kujton epokën e pushtetarëve të shekullit të kaluar të cilët përhapnin frikë e panik në popull nga armiq të jashtëm me qëllim që të largonin vëmendjen nga krizat e thella ekonomike, varfëria e dështimi qeverisës” shkroi Lushtaku në Facebook.
Postimi i plotë i tij:
Kryeministri Kurti, përsëri gjatë një interviste të dhënë për gazetën kroate “Vecernji list”, paska përmendur mundësinë që në Kosovë të ketë luftë.
Kryeministri nuk duhet të luaj me ndjenjat e popullit sepse prezenca e SHBAsë dhe partnerëve tjerë të NATO-s në vendin tonë, eliminon çdo mundësi reale për luftë.
Kjo qasje e Kryeministrit na kujton epokën e pushtetarëve të shekullit të kaluar të cilët përhapnin frikë e panik në popull nga armiq të jashtëm me qëllim që të largonin vëmendjen nga krizat e thella ekonomike, varfëria e dështimi qeverisës.