Raketat ruse godasin spitalin gjatë evakuimit të pacientëve Kharkiv, humbin jetën 4 mjekë

Raketat ruse godasin spitalin gjatë evakuimit të pacientëve Kharkiv, humbin jetën 4 mjekë

Katër mjekë vdiqën dhe 2 pacientë u plagosën gjatë një bombardimi rus në fshatin Strelecha, në rajonin e Kharkiv, ndërsa një evakuim i pacientëve nga një spital psikiatrik i goditur nga raketa ishte duke u zhvilluar.

Kjo u raportua nga Oleg Sinegubov, kreu i administratës shtetërore rajonale të Kharkiv, sipas raporteve nga Ukrainska Pravda.

“Punonjësit shëndetësorë, edhe nën bombardimet, duke rrezikuar jetën, u përpoqën të shpëtonin të sëmurët. U bë e mundur evakuimi i 30 pacientëve, në total janë më shumë se 600 në institut. Gjatë evakuimit, rusët filluan një bombardim masiv”, deklaroi ai. /A2CNN

Related Articles