Gjilanasit ndihen të rrezikuar nga shtëpia e braktisur (VIDEO)

Gjilanasit ndihen të rrezikuar nga shtëpia e braktisur  (VIDEO)

Një shtëpi dykatëshe e vjetër e braktisur që nga lufta e fundit më 1999 në Gjilan po paraqet rrezik për disa banorë.

Qytetarët e rrugës “Madeleine Albright” në Gjilan po besojnë se ajo nuk është e sigurt, sidomos për ata që kalojnë andej.

Nga mosmirëmbajtja e saj, telashe u doli edhe fqinjëve që po u dëmtohen pronat e tyre. Rrënimin e shtëpisë pronë e një serbi që u shpërngul në Serbi po e duan edhe qytetarët.

Por kjo nuk është në planet e komunës meqë sipas tyre ky objekt është i qëndrueshëm.

Related Articles