Kosova është mposhtur në minutat e fundit nga Holanda në futsall.
“Dardanët” u mundën nga “Tulipanët” me rezultat 2:1 në Rotterdam.
Ekipi i drejtuar nga Arben Simitçiu, zhvilloi një lojë fantastike duke arritur që pjesa e parë e ndeshjes të mbyllet pa gola.
Njëjtë filloi edhe pjesa e dytë, por në minutat e fundit Kosova pësoi dy herë.
Krejt ajo çka arriti të bëjnë kosovarët ishte ngushtimi i epërsisë në 2:1.
Kosova luajti kundër Holandës për kualifkimin e Kampionatit Botëror në futsall 2024.
Ndeshja e dytë do të jetë kundër Ukrainës.