Lekaj: Qeveria Kurti po vazhdon t’a injorojë diasporën, të enjten do t’i drejtohem Muratit për këtë çështje

Lekaj: Qeveria Kurti po vazhdon t’a injorojë diasporën, të enjten do t’i drejtohem Muratit për këtë çështje

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka kritikuar Qeverinë e Kosovës ku sipas tij po e injoron diasporën.

Përmes një shkrimi në “Facebook”, Lekaj thotë se ka marrë dhjetra mesazhe të , të cilët më tregojnë për moskompenzimin e mjeteve për sigurimin kufitar nga Ministria e Financave.

Lekaj paralajmëron se të enjten do t’i drejtohet Muratit për këtë çështje.

Qeveria e Kosovës po vazhdon t’a injorojë diasporën tonë. Me dhjetra mesazhe kam marrë kohëve të fundit, të cilët më tregojnë për moskompenzimin e mjeteve për sigurimin kufitar nga Ministria e Financave.

Ata janë mashtruar me pretekstin se do të rimbursohen, gjë që nuk ka ndodhur tash e dy muaj.

Si deputet i Republikës së Kosovës, në seancën e së enjtës, do t’i drejtohem ministrit Murati për këtë çështje

Related Articles