Kryetari i SBASHK’ut, Rrahman Jasharaj në një përgjigje për Periskopin ka thënë se nuk është e vërtetë që janë tërhequr nga kërkesa e 100 euroshit.
Sonte në media u raportua se ka ndodhur një veprim i tillë dhe se kërkesa e radhës e SBASHK është që të rritet për 10 për qind paga prej janarit për mësimdhënës.
”Nuk është e vërtetë që SBASHK, BSPK apo shërbyesit civilë janë tërhequr nga kërkesa 100 euro. Deklarata e djeshme e Avokatit të Popullit e cila ishte vërtetë tash po tregohet që nuk është i paanshëm. Dje ishte me atë deklaratën shumë optimiste se sot do të arrihet marrëveshja e sot besoni nuk kemi pasë asnjë telefonatë, e le mo marrëveshje. Avokati duhet të jetë i paanshëm dhe mos të dalë me deklarata të ngutshme sepse krijohet përshtypja se ai po do me kriju huti në opinion.”, ka thënë ai.