Gazetari hulumtues Artan Hoxha, në Radio Televizionin e Kosovës, ka thënë se lajmi i publikuar për Prek Kodrën është me synime për të prishur raportet mes Kosovës e Shqipërisë.
Ai madje, ka shtuar se posedon një foto ku Kodra ndihmon një efektiv të Reneas.
Veç kësaj, ai kritikoi edhe mediat në të dy anët e kufirit, duke shtuar se po merren me një malësor që është i lirë.
“Ai është i lirë a kuptoni. Pra, po të kishin diçka autoritetet do të merrnin hapa drejt zgjidhjes. Mediat e kanë cilësuar si terrorist. Por, duhet të keni parasysh, unë kam edhe foto ku ai shihet duke ndihmuar një efektiv të Renas.