E tmerrshme: Nuk kishte bërë detyrat, babai djeg djalin e tij 12-vjeçar

E tmerrshme: Nuk kishte bërë detyrat, babai djeg djalin e tij 12-vjeçar

Një burrë pakistanez ka djegur djalin e tij 12-vjeçar pasi fëmija nuk kishte bërë detyrat e shkollës.

Shaheer Khan ndërroi jetë nga plagët e marra, pas dy ditësh qëndrimi në spital.

Sipas policisë, babai i tij, Nazir, i hodhi vajguri djalit dhe i vuri flakën.

Pavarësisht se nëna u mundua t’i shuante flakët duke i hedhur batanije sipër, përpjekjet e saj nuk mjaftuan që ta shpëtonte.

Babai është arrestuar dhe do të dalë përpara gjykatës në 24 shtator./A2CNN/

Related Articles