Policia bastis shtëpinë dhe objektet e pronarit të ‘Al Trade’, dyshohet për dhënie ryshfeti

Policia bastis shtëpinë dhe objektet e pronarit të ‘Al Trade’, dyshohet për dhënie ryshfeti

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj dhe me urdhër të Gjykatës kompetente është duke zhvilluar një aksion në kuadër të hetimeve të rastit ‘Brezovica’, ku po bastisen disa lokacione në lagjet e njohura të Prishtinës.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se bastisje është kryer edhe në lagjen Universiteti në kryeqytet, konkretisht në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të pronarit të kompanisë ‘Al Trade’, Bajram Gashanit.

Sinjali mëson se kontrolli po kryhet nën dyshimet e kryerjes së veprës penale ‘Marrje ryshfetit në ndihmë’, ‘Ushtrimi i ndikimit’, ‘Fajdeja’ dhe ‘Dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprave penale’.

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj dhe me urdhër të Gjykatës kompetente është duke zhvilluar një aksion në kuadër të hetimeve të rastit ‘Brezovica’, ku po bastisen disa lokacione në lagjet e njohura të Prishtinës.

Që janë duke u kryer bastisje në Prishtinë për Gazetën Enigma e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Ndërsa, Sinajli ka raportuar se bastisje është kryer edhe në lagjen Universiteti në kryeqytet, konkretisht në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të pronarit të kompanisë ‘Al Trade’, Bajram Gashanit.

Mësohet se kontrolli po kryhet nën dyshimet e kryerjes së veprës penale ‘Marrje ryshfetit në ndihmë’, ‘Ushtrimi i ndikimit’, ‘Fajdeja’ dhe ‘Dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprave penale’.

Related Articles