Policia e Kosovës njofton se është therrë me thikë një femër, në Fushë Kosovë, e cila kishte marr lëndime dhe është duke u trajtuar në QKUK, në Prishtinë, raporton Gazeta Enigma.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti kishte ndodhur nga një mosmarrëveshje verbale.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale ishte therrë me thikë nga e dyshuara femër kosovare . Si pasoj e rastit viktima kishte pësuar lëndime dhe është duke u trajtuar në QKUK në Prishtinë . Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore të cilat janë duke e hetuar rastin, kurse e dyshuara nuk është hasur nga policia dhe gjendet në arrati. Rasti duke u hetuar nga njësitë relavante”, thuhet në njoftim.
/Gazeta Enigma/.