I ashtuquajturi drejtor i zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se fakti që Albin Kurti “nuk mund të përjashtojë konfliktet në rajon” flet vetëm për qëllimin e tij për t’i vënë zjarrin zonës së Ballkanit Perëndimor duke shkaktuar tensione.
Petkoviq në deklaratë ka thënë se Kurti ka vetëm konflikte në kokë, e jo dialog, kompromis, normalizim të marrëdhënieve, gjë që nuk e përmend në asnjë dalje të tij publike.
Siç tha ai, “i ashtuquajturi konstruktivitet” i Kurtit ishte i njohur edhe në Bruksel, ku ai hodhi poshtë çdo propozim dhe marrëveshje, duke treguar një qëndrim të ngurtë ndaj dialogut dhe formimit të Unionit të Komunave Serbe, për të cilin serbët kanë pritur gati 10 vjet.
”Kurti në vend të formimit të Asociacionit, në veri të Kosovës po ndërton baza ilegale, të cilat po i ndërton në tokat e vjedhura nga serbët, para syve të bashkësisë ndërkombëtare. Askush të mos mashtrohet se qëllimi i Kosovës në këto lëvizjet e njëanshme janë fisnike dhe humanitare, qëllimi i vërtetë është në fakt një përpjekje e Kurtit për të rrethuar serbët në veri të Kosovës, gjë që nuk do ta bëjë dot. Prandaj Kurti ka një vit që haptazi mashtron opinionin. gjoja duke numëruar disa baza serbe rreth vijës kufitare me Kosovën, për të justifikuar veprimet e tij luftarake, dhe situatën në Ukrainë ai e përdor si gjethe fiku për të fshehur dhe justifikuar qëllimet e tij të mbrapshta”, tha Petkoviq.