Minitsrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli pas hapjes së Samitit Digjital për Ballkanin Perëndimor, në një konferencë për media theksoi se ky samit po mbahet në kuadër të procesit të Berlinit dhe për herë të parë po mbahet në Kosovë.
“Jemi të lumtur që Samiti po i përmbush pritjet tona, synimi ynë ka qenë lloj llojshmërie të aktiviteteve, jo vetëm me pjesëmarrësit e politik bërësit, por edhe të tjerë”, tha ajo.
Rizvanolli bëri me dije se së shpejti do të ketë rrjetit ko,betar për edukim, me anë të cilës nxënësit dhe studentët do të kenë shumë mundësi të mira.
Një prej rezultateve të prekshme është heqja e tarifave të roamingut me qëllim të heqjes së tarifave me shtetet e rajonit dhe BE-së.
Edhe Kryeministri Kurti gjatë konferencës për media vlerësoi lartë këtë samit i cili për herë të parë po mbahet në Kosovë.
“Edicioni i pestë po mbahet në Prishtinë dhe ne me këtë rast ne konfirmojmë gatishmërinë tonë bashkëpunimin dhe digjitalizimin për të gjitha fushat e jetës dhe veprimtarisë. Digjitalizimi rrit transparencën në administratë publike, ndërmarrësi, edukim etj. Në këtë samit po marrin pjesë 200 biznese, 60 folës, 30 OJQ dhe 16 ngjarje e aktivitete tjera, me pjesëmarrës nga Kosova, rajoni, BE dhe ShBA”, tha Kurti.
Sipas tij diskutimet do të përqendrohen tek kapacitet 5G dhe për forcën punëtore që është e duk për sfidat e ekonomisë, pastaj siguria kibernetike karshi sulmeve të ndryshme dhe e fundit krijimit i një ambienti inovativ për bizneset konkurruese, raporton RTK.
Kurti vlerësoi se ky samit është mundësi për takime të bizneseve B2B dhe është një mundësi për krijimin e lidhjeve të reja të bizneseve.