Pas përplasjeve me deputetin Dimal Basha, Jasharaj lëshon mbledhjen

Pas përplasjeve me deputetin Dimal Basha, Jasharaj lëshon mbledhjen

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka lëshuar mbledhjen e Komisionit për Arsim ku po diskutohet për situatën në arsim.

Jasharaj ka lëshuar mbledhjen gjatë fjalës së deputetit të LVV-së, Dimal Basha i cili tha se SBASHK-u ka marrë peng nxënësit

Basha ka kritikuar Jasharajn se ka tentuar të ia ndal fjalën në komision.

Gjatë fjalës së tij anëtarët e SBASHK-ut i kanë kërkuar të “mos i jep zor”, ndërsa Basha është përgjigjur “Unë i jap sa dush zor se jam në shtëpinë time, në parlamentin e Kosovës, unë t’i tregova zgjidhjet që i ka jep Qeveria e Kosovës”.

Pas kësaj Jasharaj ka lëshuar mbledhjen. 

Related Articles