“Lidhne Dimal qenin”, grevisti reagon ashpër pas përplasjes së Jasharajt me deputetin e VV-së

“Lidhne Dimal qenin”, grevisti reagon ashpër pas përplasjes së Jasharajt me deputetin e VV-së

Udhëheqësi i Këshillit Grevist të shërbyesve civilë, Ali Sefaj, ka reaguar ashpër pas përplasjes së deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha dhe kreut të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Sefaj ka thënë se Qeveria shihet që nuk do që të mbyllet greva, teksa ka bërë një thirrje interesante duke thënë ‘Lidhne Dimal qenin’.

“Nga diskutimet në Komisionin për Arsim dhe në korridoret e Kuvendit të Kosovës shihet qe qeveria nuk don qe të mbyllet greva. Lidhne Dimal qenin!”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Basha ka pasur polemika me kreun e e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj pasi ai lëshoi mbledhjen e Komisionit për Arsim.

Ai e ka sulmuar Jasharajn me fjalët “i ke marrë fëmijët peng për 50 euro”.

Ndërkohë, derisa Jasharaj i kishte kërkuar të mos e ngris zërin, Basha i kthehet me shprehjen “Po piskas se ti nuk merr vesh ndryshe”.

Related Articles