Disa deputetë të Kuvendit të Kosovës po qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kjo në kuadër të një programi të Departamentit të Shtetit.
Blerta Deliu, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës e ka postuar edhe një fotografi në profilin e saj në Facebook bashkë me kolegët e saj deputet.
“Përherë falënderuese ndaj shtetit amerikan për angazhimin në mbështetje të ndërtimit dhe zhvillimit të institucioneve demokratike në Kosovë”, ka shkruar ajo në Facebook.