Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka ironizuar me ministrin e Financave, Hekuran Murati, që tha se depozitat bankare në Kosovë kanë shënuar rritje dhe se në fund të muajit korrik, niveli i depozitave ka arritur në shifër rekorde 4.88 miliardë euro.
Mustafa përmes një postimo në Facebook, ka thënë se “qytetarët po kanë aq shumë para në banka sa që po ikin jashtë vendit”.
“Tregoni dikush ministrit të Financave se qaq shumë po kanë qytetarët para në banka sa që 100.000 djem e vajza e kanë lëshuar Kosovën prej kur ka ardhur ministri në pushtet”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
Postimi: