Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa i ka reaguar ashpër kryeministrit Kurti, lidhur me termin “vëlla” me të cilin i ishte drejtuar ditë më parë kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.
Deputeti, ka ironizuar me Kurtin duke thënë se diktatori nuk e njeh as vëllain e tij biologjik.
Tutje, Beqa ka folur para deputetëve në veçanti për grevën në arsim.
Ai u shpreh se kërkesa e mësimdhënësve është e drejtë dhe legjitime.
“Ne presim që sot të dalim me një vendim dhe jo ti shantazhojm. Del kryeministri thotë po kërkon si vëlla, ne i kemi edhe traditat shqiptare dhe ata kanë qenë të sinqertë dhe ju duhet të reflektoni. Përgjigja juaj pas debatit që e keni pas, një mik tha që asnjë njeri që ka qenë diktator ose pretendon nuk e njeh as vëllain biologjik edhe nëse i del jashtë konceptit merr veprime”.