Kurti: S’ka marrëveshje me terma privat në Zyrën e Kryeministrit, unë e mbroj zyrën

Kurti: S’ka marrëveshje me terma privat në Zyrën e Kryeministrit, unë e mbroj zyrën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është kundërpërgjigjur deputetit të PDK-së, Enver Hoxhaj i cili u shpreh se Kurti ka arritur marrëveshje gojore me Vuçiqin për punë të targave.

Kurti tha se nuk ka marrëveshje private në Zyrën e Kryeministrit dhe u shpreh se po e mbron zyrën.

“Zyra e Kryeministrit është institucion, nuk është private. Nuk ka marrëveshje me terma privat në Zyrën e Kryeministrit, pra unë e mbroj zyrën, e nuk ka aty “vlla” hajde të merremi vesh, nuk e pranoj atë, duhet të dalim prej asaj logjike, ndërkaq në Bruksel nuk ka pasur takime private, ato i përcakton, i organizon ndërmjetësi, Bashkimi Evropian”.

Related Articles