Mbrëmë në Klinikën e Gjinekologjisë u raportua se ka lindur një foshnje pa shenja jete.
Babai i foshnjës që nuk mbijetoi e ka raportuar rastin në polici, pasi ka dyshuar se iu ndërrua foshnja.
Por, një gjë të tillë e ka mohuar drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë Zef Ndrejaj, madje edhe Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar ka njoftuar se nuk bëhet fjalë për ndërrim të foshnjeve por sipas ShSKUK-së për dhënie të paautorizuar të informatave nga infermierja e cila ka keqinformuar dhe ngatërruar prindin.
Sipas njoftimit gjatë kohës së kryerjes së lindjes, pacientja që po kryente lindjen është njoftuar nga gjinekologët për komplikimet shëndetësore dhe se foshnje saj nuk do të mbijetonte.
Tutje në njoftim thuhet se deri të ngatërrimi i infermieres ka ardhur pasi në të njëjtën kohë ka pasur edhe një lindje tjetër dhe infermierja e Klinikës së Neonatologjisë ka dhënë informatë jo të autorizuar duke ngatërruar rastet, keqinformuar prindërit.