Deputetët kërkojnë shkarkimin e Gjukanoviq, kjo është arsyeja

Deputetët kërkojnë shkarkimin e Gjukanoviq, kjo është arsyeja

Shumica parlamentare në Malin e Zi i ka vënë firmat në iniciativën për shkarkimin e presidentit, Milo Gjukanoviq.

Deputetët e Frontit Demokratik, Mali i Zi Demokratik, Ujedinja e Prava Gorës, Lëvizja Qytetare URA, Partia Popullore Socialiste (SNP), Lëvizja për Ndryshim (PzP) dhe CIVIS nënshkruan Propozimin për fillimin e procedurës për të përcaktuar nëse Presidenti i Malit të Zi ka shkelur Kushtetutën.

“Presidenti i Malit të Zi ka shkelur nenin 95 paragrafin 5 të Kushtetutës së Malit të Zi, për shkak se nuk i ka ftuar të gjithë përfaqësuesit e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Malit të Zi në diskutimet për mandatin për përbërjen e Qeverisë, të cilin e ka për obligim kushtetues”, thuhet në iniciativë.

Kjo nismë i është dorëzuar kryetares së Kuvendit, Danijela Gjuroviq, të cilin informacion e ka konfirmuar për Vijesti, deputeti Vuçuroviq.

Siç përmendet në dokument, shumica parlamentare thekson se Gjukanoviq nuk e ka ftuar në intervistë Miodrag Lekiqin, i cili me marrëveshje të shumicës parlamentare ka marrë mbështetjen e 41 deputetëve për të qenë përfaqësues për përbërjen e qeverisë së re, dhe i cili sipas kryetarit të Demos, është përfaqësuesi i saj, çka përbën shkelje të qartë të akteve më të larta ligjore.

“Gjithashtu është krejtësisht antikushtetuese që ai të thërrasë nënshkrimet e deputetëve si kusht për propozimin e një përfaqësuesi, sepse një detyrim i tillë nuk ekziston me Kushtetutë. Nga mbështetja publike e të gjithë anëtarëve të shumicës parlamentare prej 41 deputetësh, Gjukanoviq mund të bindet pa mëdyshje se Miodrag Lekiq ka mbështetjen e padiskutueshme për të qenë përfaqësues për përbërjen e Qeverisë, andaj ishte një çështje e njohur që nuk dëshmohet në ligj”, thuhet në sqarimin e iniciativës për fillimin e procedurës për të vlerësuar nëse Presidenti i Malit të Zi ka shkelur Kushtetutën.

Sipas nenit 98 të Kushtetutës së Malit të Zi, procedurën për të vlerësuar nëse Presidenti i Malit të Zi e ka shkelur Kushtetutën mund ta iniciojë Kuvendi me propozimin e së paku 25 deputetëve.

Related Articles