Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit

Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Kryesia e Kosovës do të zhvillojë mbledhjen e radhës ditën e hënë, duke filluar nga ora 11:00.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media ku është shtuar se, në rendin e ditës do të jenë edhe caktimi i rendit të ditës për seancën plenare, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.

Po ashtu në rend dite do të jetë edhe interpelanca me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati rreth çështjes: “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”.

“Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”, thuhet ndër tjerash në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Njoftim

Data:  26 shtator  2022

Dita:  E hënë

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Vendi: Salla C 301

Koha:  11:00

Rendi i ditës

  1. Caktimi i rendit të ditës për Seancë plenare:
  2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  3. Pyetjet parlamentare,
  4. Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”,
  5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-155 për sanksionet e shёnjestruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave të njeriut,
  6. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komunitetit shqiptar.
  7. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Related Articles