Ymer Ymeri nga SBASHK-u ka folur në Frontal të T7 thotë se kryesindikalisti Rrahman Jasharaj është ka ftohje, por kjo nuk është arsyeja e mungesës së sotme të Jasharajt në Komisionin për Arsim.
Pas përvojës jo të mirë, për shkak të sulmeve nga deputetët e shumicës, Rrahman Jasharaj nuk ka shkuar sot në Komisionin parlamentar. Kolegu i tij Ymer Ymeri thotë se në takim sot kanë zgjedhur të shkojnë ata që e përfaësojnë vetëm SBASHK-un, e jo të gjitha sindikatat në vend.
“Nuk është diçka serioze, por ka pasur një ftohje për shkak të angazhimeve të tij dyditore, sa ka qenë drejtoreësha evropiane e sindikatave të arsimit, dhe, sipas të gjitha gjasav, edhe kështu ka qenë në një tretman, me terapi, por është duke u përmirësu”, ka thënë Ymeri.
Mirëpo, sipas tij, kjo nuk ishte arsyeja e mungesës së sotme të Jasharajt në Komisionin parlamentar për Arsim, ku për herë të dytë radhazi ishin ftuar përfaqësues të SBASHK-ut dhe ministrat e Qeverisë Kurti, për të folur rreth mosmarrëveshejeve mbi greva.
“Meqenëse z. Jasharaj është kryetari i Këshillit Grevist të BSPK-së, komisioni ishte për Arsim, dhe ishin ftuar vetëm për cështje të SBASHK-ut, për të mos u keqkuptuar, ne vendosëm që të shkojë nënkryetarja e SBASHK-ut, bashkë me dy anëtarë të këshillit grevist dhe unë si koordinator në SBASHK”, tha Ymeri.
Përfaqësuesi i sindikatave të arsimit thotë se në takimin e sotëm në Komisionin për Arsim nuk pati rezultatin që ai thotë se e prisnin.