Këngëtarja Nora Istrefi ka lansuar projektin e saj më të ri muzikor i cili titullohet “Ciao”.
Sipas fansave kjo këngë duket që ka disa mesazhe për ish burrin e saj, Robert Berisha.
Kjo pasi që disa vargje të Norës tregojnë së mesazhet e këngës drejtohet në drejtim të ish burrit të saj.
“Bëni t’fala dashnisë së re”.
Nora dhe Roberti janë ndarë para disa viteve, por fillimisht ata kishin një lidhje me ndërprerje, duke i ndarë e ribashkuar disa herë.
Çifti kanë edhe një vajzë së bashku, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Renee.