Anglia zyrtarisht në vendin e fundit në Grupin 3 të Ligës A, me Hungarinë dhe Italinë që do ta vendosin në përplasjen mes tyre në Budapest se cila do ta mbyllë në vendin e parë. Rezultatet e raundit parafundit në këtë grup ishin vërtet surprizuese.
Në “San Siro”, një Italia e ringjallur dhe me plot energji dominoi dhe fitoi me meritë ndaj Anglisë, me golin e Raspadorit të shënuar në minutën e 68-të. Me vetëm dy pikë në renditje, Anglia e ka të sigurt vendin e fundit, pasi Gjermania, që u mposht nga Hungaria, ka grumbulluar 6 pikë me vetëm një ndeshje për t’u luajtur.
Konfirmohet “mace e zeze” për “Panzerat” Hungaria, që e mposhti 0-1 skuadrën Hansi Flick me gol të Szalai që në minutën e 17-të në “Red Bull Arena” të Leipzigut. Edhe pse kishte minuta të tëra në dispozicion për ta shmangur humbjen, Gjermania nuk gjeti forca për të shënuar qoftë një gol.
Ligue A
Itali – Angli 1-0
68′ – Zhbllokohet më në fund sfida, Raspadori bën gjithçka mirë, realizon një gol të bukur, 1-0.
85′ – Afër golit të dytë Italia, shtylla shpëton Anglinë.