Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka publikuar shpenzimet e ministrisë që ai udhëheq për dreka zyrtare, duke bërë një krahasim me shpenzimet e bëra nga paraardhësit e tij.
E lidhur me këtë, ka reaguar analisti, Xhevdet Pozhari i cili tha e shpenzimet e ministrit në muaj, janë më shumë se sa që merr një pensionist në vit.
Sipas Pozharit, ministri e ka bërë këtë për t’i demantuar mediat dhe gazetarët që kanë shkruar.
Postimi i plotë:
Ministër, për një muaj keni shpenzuar 1 mijë e 500 euro veç për dreka. Më shumë sesa që merr një pensionist për një vit!
Ministri Armend Mehaj e paska nda këtë tabelë të shpenzimeve me i demantu mediat dhe gazetarët që kanë shkruar!
Ku është demanti këtu kur saktësisht është e njëjta shifër që është raportuar për shpenzimet për dreka, 18 mijë euro në vit, ose mesatarisht 1.500 euro në muaj.
Pra, për një muaj veç për dreka (pa ju llogarit shpenzimet e udhëtimeve, akomodimet në hotele, shpenzimet e telefonave, naftën… etj) keni shpenzuar ma shumë sesa që merr një pensionist pension për 1 vit.
Qenket krahasuar me të tjerët. Shumë mirë! Por, a nuk ju shkon ndërmend se për këto arsye dhe të tjera janë ndëshkuar me votë ata që ishin?
Shto këtu faktin që këto shpenzime i keni bë në kohën e inflacionit…
Nejse, bravo Ministër. Je ma i miri, se kështu je mësu me të thanë. Pse je ma i miri askush nuk e din! Tekefundit nuk kemi pa asnjë paraqitje tënde mediatike ku prezanton sukseset tua.