Kanë kaluar 30 minuta nga ndeshja ndërmjet Irlandës së Veriut dhe Kosovës që po zhvillohet në Belfast të Irlandës.
Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të Ligës së Kombeve, derisa për Kosovën fitorja ka rëndësi të madhe pasi do ta siguronte pozitën e dytë në tabelë.
Kosova e ka nisur më mirë ndeshjen duke krijuar tri raste të mira shënimi, dy herë me Rashicën dhe një me Muslijajn.
Rezultati momentalisht është 0:0.