Është raportuar sot për një vrasje në fshatin Kolovicë të Prishtinë, ku një person dyshohet se e ka qëlluar aksidentalisht me armë gjuetie një 38-vjeçar.
Siç mëson Sinjali i dyshuari tashmë është identifikuar dhe bëhet fjalë për Përparim Canollin, 47-vjeçar.
Sipas informacioneve të para nga burimet e afërta me familjen, Canolli ka gjuajtur me armë gjueti në drejtim të viktimës Fidaim Beka, i moshës 37-vjeçare.
I ndjeri u dërgua nga familjarët në Emergjencë por pa shenja jete, me ç’rast vdekjen e tij e kanë konstatuar ekipi i mjekëve.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, teksa hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit kanë nisur.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.