Ministri i Punëve të Jashtme Nikola Selakoviq ka thënë se plani i konsultimit me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë është nënshkruar që nga viti 1996 dhe se është çështje teknike dhe se nuk ka politikë të sigurisë si temë e konsultimit.
“Është një dokument që është nënshkruar që nga viti 1996, është një çështje teknike, e cila sidomos këtë vit përveç konsultimeve bilaterale që kanë të bëjnë me Kombet e Bashkuara dhe që është veçanërisht e rëndësishme për ne për shkak të Kosovës, nuk ekziston asnjë konsultim për sigurinë si temë politike”, theksoi ai.
Selakoviq tha se marrëveshja e nënshkruar rregullon marrëdhëniet dypalëshe, por edhe ato shumëpalëshe dhe se një marrëveshje e tillë është nënshkruar me vite.
Duke pasur parasysh situatën aktuale, Selakoviq tha se qëndrimi i tij personal është se Serbia mund ta kishte refuzuar nënshkrimin e marrëveshjes, por se ai nuk sheh asgjë thellësisht të kundërshtueshme në të, për t’u ndërprerë bashkëpunimi ndërmjet Serbisë dhe Rusisë, shrkuan Kosovoonline.
“Gjithçka në lidhje me orët e fundit të sulmit dhe pyetjet lidhur me atë plan, nuk janë gjë tjetër veçse kërkimi i një arsyeje të mjaftueshme për të sulmuar Serbinë apo përpjekje për të disiplinuar veten”, vlerësoi ai.