Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu – Shoshi, është bërë nënë për herë të dytë.
Ajo ka sjellë në jetë një djalë, të cilin ka pagëzuar me emrin Ron.
Lajmin e ka bërë të ditur vet deputetja Musliu – Shoshi, përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare në Facebook.
Ariana ka shfaqur dorën e djalit të porsalindur nën filtrat bardhë e zi, gjersa në mbishkrimin e saj i ka uruar mirëseardhjen në jetë foshnjës së saj.
“Zoti na bekoi edhe me një femijë të shëndoshë. Mirë se erdhe Ron Shoshi. Të dua”, ka shkruar deputetja e PDK-së në mbishkrimin e fotografisës.
Përndryshe, ajo dhe bashkëshorti i saj Meritoni, janë prindër të një djali më të madh.