Kompjuteri i punës së kryetarit të Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së fundi ka qenë cak i hakerëve.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se hakerët nga jashtë i janë qasur kompjuterit të Rahimajt dhe ai këtë e ka vërejtur teksa po punonte në të.
Përballë kësaj situate ai rastin e ka denoncuar në Policinë e Kosovës, ku kanë nisur hetimet për veprën penale ‘Ndërhyrje në sistemet kompjuterike’.
Në kuadër të veprimeve hetimore, është konfiskuar shtëpiza e kompjuterit e cila pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve të nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.