Për rreth 2 orë, autobusi i kompanisë ‘Barileva” ka qëndruar në vendin e quajtur ‘Celije’ në Serbi, për shkak të një defekti të paraqitur në autobus. Për pasojë, shoferi është detyruar të ndalojë derisa problemi është zgjidhur për të vazhduar tutje.
Kështu kanë bërë të ditur sinjalizuesit e Sinjalit që po udhëtojnë me këtë autobus dhe kanë njoftuar se tash janë rrugës për në Gjermani. Ata kanë dërguar edhe fotografi, ku shihet autobusi i ndalur dhe disa persona përreth.
Në anën tjetër nga kompania e kanë mohuar se ka pasur çfarëdo defekti, duke lëshuar akuza se fotot mund të jenë të montuara, ashtu që fillimisht kanë deklaruar se nuk kanë informacione, e më pas nuk është e vërtetë.
Megjithatë, Sinjali mëson se autobusi i kësaj kompanie, që është nisur nga Kosova për në Gjermani ka pasur prishje në Serbi, ndërsa tash është rrugës.