Besnik Hasi selektori i ri i Kosovës?!

Besnik Hasi selektori i ri i Kosovës?!

Është lakuar emri i Besnik Hasit si përfaqësues i Kosovës pas ”largimit” të Giresse edhe pse ky i fundit sot ka deklaruar se nuk është duke menduar për dorëheqje, shkruan Gazeta Enigma.

‘’Besnik Hasi, pritet të emërohet përzgjedhës i përfaqësueses së Kosovës në futboll, menjëherë pas largimit të Alain Giresse’’, thuhet në këtë njoftim.

Sipas Korrierit.net e gjithë kjo po ndodh pasi që askush në FFK nuk është i kënaqur me të arriturat e Alain Giresse.

‘’Trajneri francez në mënyrë indirekte paralajmëroi largimin (dorëheqjen) gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes me Qipron, por pavarësisht këtij fakti, askush në FFK-së, nuk është i kënaqur me të arriturat e tij, andaj Hasi do ta merr në dorë Kosovën për kualifikimet e ardhshme evropiane që nisin në muajin Mars’’. /Gazeta Enigma/

Related Articles