Besnik Hasi tregon nëse do ta marrë drejtimin e Kosovës

Besnik Hasi tregon nëse do ta marrë drejtimin e Kosovës

Gjatë ditës së sotme u raportua në media se Besnik Hasi do të merr drejtimin e Kosovës, shkruan Gazeta Enigma.

E gjithë kjo do të ndodhte nëse përfaqësuesi i Kosovës Alain Giresse do të jepte dorëheqje pas ndeshjes me Qipron.

Por, Alain Giresse ka deklaruar se nuk është duke menduar për një gjë të tillë.

Hasi në një përgjigje për ‘’Kanal10’’ ka deklaruar se nuk është i informuar për asnjë lajm.

“Nuk mund të flas asgjë për momentin, nuk di për asnjë lajm”, tha Hasi. /Gazeta Enigma/

Related Articles